Revolta e fermerëve, me Berishën fitonin nga 7 milionë lekë për dynim, me Ramën falimentin total

Fermerët po shkojnë drejt një falimentimi të plotë si shkak i injorimit të regjimit. Ata të thonë se në kohën e Berishës fitonin nga 7 milionë lekë për dynym, ndërsa sot malli i tyre hidhet rrugëve dhe mbush kanalet pasi regjimi i ka çuar drejt falimetimit të plotë.

Fermerët në qarkun e Beratit janë mbledhur në protestë paraditen e kësaj të marte (13 maj) ku kanë bllokuar aksin rrugor Berat-Lushnjë.

Ata kanë hedhur prodhimet e tyre në rrugë, në shenjë proteste, pasi u kanë mbetur pa shitur për shkak se u kërkohen me çmim shumë të lirë.

Fermerët shprehen se një kilogram domate ua marrin me 20 lekë, ndërsa në Tiranë e shesin me 160 lekë. Po e njëjta situatë dhe ke kastravecin, sipas tyre.

 

Kërkesa e tyre ndaj institucioneve është që të mos abuzohet me çmimet dhe të zbatohet ligji.

About Krye Redaktor

Check Also

Renditja vjetore e SEE NEWS: SIGAL në Shqipëri, SIGAL në Kosovë dhe SIGAL në Maqedoni të Veriut në 100-shen e parë të Evropës Juglindore

SEE News, South East Europe News, rrjeti profesional i lajmit të specializuar në analizë biznesi, raportime krahasuese …