QSUT në errësirë totale (Video)

Shërbimi i Hematologjisë në QSUT ofrohet vetëm gjatë ditëve të javës dhe me orare të caktuara.

Këtë të hënë, korridoret e këtij shërbimi në urgjencën e re në QSUT janë mbushur plot me pacientë që presin radhën për të mbaruar punë sa më shpejt. Por korridoret kanë qenë pa energji elektrike dhe në errësirë totale. Një qytetare që ka mbi dy orë që pret në radhë, thotë se spitali është në errësirë totale dhe askush nuk e di se kur do të vijnë dritat.

Vlen të thuhet se në mars të vitit 2023, kryeministri Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu, asokohe Ministre e Shëndetësisë, inaguruan spitalin e ri Qendror të QSUT-së me një vlerë investimi rreth 17 mln euro. Por që nga inagurimi e deri më tani problemet që pacientët kanë hasur janë të shumta, pa përmendur skandalin me zjarrin në urgjencë që paralizoi shërbimet për disa muaj.

Denoncimi i qytetares për JOQ: Korridori i hematologjise ne spitalin e urgjences se re ne qendren spitalore Nene Tereza pa drita. Mbi 2 ore qe pres une ne rradhe nuk ka”

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …