Revolta e fermerëve, me Berishën fitonin nga 7 milionë lekë për dynim, me Ramën falimentin total

Fermerët po shkojnë drejt një falimentimi të plotë si shkak i injorimit të regjimit. Ata të thonë se në kohën e Berishës fitonin nga 7 milionë lekë për dynym, ndërsa sot malli i tyre hidhet rrugëve dhe mbush kanalet pasi regjimi i ka çuar drejt falimetimit të plotë.

Fermerët në qarkun e Beratit janë mbledhur në protestë paraditen e kësaj të marte (13 maj) ku kanë bllokuar aksin rrugor Berat-Lushnjë.

Ata kanë hedhur prodhimet e tyre në rrugë, në shenjë proteste, pasi u kanë mbetur pa shitur për shkak se u kërkohen me çmim shumë të lirë.

Fermerët shprehen se një kilogram domate ua marrin me 20 lekë, ndërsa në Tiranë e shesin me 160 lekë. Po e njëjta situatë dhe ke kastravecin, sipas tyre.

 

Kërkesa e tyre ndaj institucioneve është që të mos abuzohet me çmimet dhe të zbatohet ligji.

About Krye Redaktor

Check Also

Partneri juaj ideal/ Grupi “SIGAL UNIQA”, lider i sigurimeve edhe për 6-mujorin e parë 2024

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi këtë të premte të dhënat e tregut të sigurimeve …