Bylykbashi: Rama, “koka” e aferës së inceneratorëve! SPAK nuk i shpëton dot kësaj dosje!

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi u shpreh se, SPAK nuk i shpëton dot dosjes së Inceneratorëve. Ai tha se, në fakt në gjithë këtë histori në kokë të së gjithës është Edi Rama.

“Të gjithë fokusohen tek ajo përplasje mes Ballukut dhe Veliajt, por në fakt në gjithë këtë histori në kokë të së gjithës është Edi Rama. Fakti që këta po bëjnë këtë paradë dhe po shkojnë dhe lëshojnë edhe deklarata të llojit që ka ardhur koha që të zbardhet, asaj i ka ardhur koha jo për t’u zbardhur por për t’u bërë qilizëm dhe jam i bindur dhe e kam thënë edhe herë tjetër që SPAK nuk i shpëton dot kësaj dosje.

SPAK është përplasur me këtë çështje që e ngriti opozita dhe nuk i ikën dot. Është aq e madhe sa që maksimumi që mund të bëjë akoma për pak kohë është të fragmentojë në copa më të vogla“, tha Bylykbashi për Ora News.

About Redaksia

Check Also

Italia: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova ndaj krimit

Përgjimet e mbledhura nga platforma SKY ECC, sipas Gjykatës së Kasacionit në Itali mund të …