Agaçi del nga SPAK-u: U thirra për inceneratorin e Tiranës, ky nuk duhet të krijojë një lajm!

Mbi 3 orë e gjysmë ka zgjatur dëshmia e Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi në Prokurorinë e Posaçme.

Në dalje nga SPAK, Agaçi në një prononcim të shkurtër për mediat deklaroi se u thirr për të dëshmuar për Inceneratorin e Tiranës por pa zbuluar detaje se për çfarë u pyet nga prokurorët.

Gjithashtu ai shtoi se të gjithë duhet të jenë në dispozicion të drejtësisë.

“U thirrja për inceneratorin e Tiranës. Mendoj se ky nuk duhet të krijojë një lajm. Duhet të jemi në dispozicion të organeve të drejtësisë. Falemiderit!”, tha Agaçi.

About Redaksia

Check Also

Rama thërret mbledhje qeverie në mesnatë

Afera me tenderin e Tunelit të Llogarasë ka shkaktuar një tronditje tjetër në oborrin e …