“Shëndetësia”/ Spaho: PS, strategji për të vështirësuar punën e komisionit!

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë i është kthyer normalitetit. Pas bojkotit, mazhoranca socialiste është kthyer në tryezën e diskutimeve me opozitën dhe palët kanë rënë dakord për miratimin e planit hetimor, një plan i vetëm i dakordësuar.

“I kemi sheshuar të gjitha çështjet, problematikën që mendonim se ishte më parë. Në varësi të hapit numër 2 mund të ketë edhe kërkesa të tjera shtesë”, tha Vokshi.

Në mbledhjen e sotme të komisionit po diskutohet për dy çështje, për koncesionet e sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi.

PS kërkon shtrirje të hetimit prej vitit 2009 për koncensionin e sterilizimit, por deputeti Edmond Spaho u shpreh kundër një propozimi të tillë, duke e quajtur strategji për të vështirësuar punën e komisionit.

“Në rastin e CEZ kërkuam komision për rishtetëzimin e CEZ. U ngrit komisioni dhe hetoi. Të bashkojmë dy gjëra që nuk lidhet më duket si strategji për të shtyrë në kalantat greke punë e komisionit. Sa kohë ka një vendim të kuvendit që janë këto dy kontrata, nuk kemi pse të përzihemi me gjëra të tjera. Në cilin rast ka ndodhur të përzihen mollët me qepët?”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …