I afërm i investitorit strategjik të Ramës, kush është biznesmeni i arrestuar

Bëhet e ditur se nga 50 urdhër-arrestet e lëshuar nga SPAK, në pranga ka rënë edhe biznesmeni nga Velipoja, Mir Bruli. Bruli është i dyshuar për veprimtari kriminale.

Mir Bruli është një i afërm i biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili është i arrestuar si pjesë e dosjes “Metamorfoza”.

Pëllumb Gjoka ishte shpallur si investitor strategjik nga Edi Rama dhe kishte lidhje të ngushta me pushtetin,.

Pak kohë më parë një prej bizneseve të Mir Brulit në pjesën e Vilunit në plazhin e Velipojës u shemb nga IKMT si ndërtim pa leje. Ai është i njohur për bizneset në plazhin e Velipojës, lokale, restorante dhe hoteleri ndërsa është i dyshuar nga SPAK si i përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale.

Arrestimi i tij është bërë në orët e mëngjesit të sotëm nga forca të shumta policie të cilët bënë të mundur prangosjen e biznesmenit.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …