Mijëra qytetarë nisin të firmosin peticionin në mbrojtje të familjes,
Postimi i plotë:
Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës shpreh shqetësimin për gjuhën e urrejtjes fetare që është përdorur ditët e fundit në emisione televizive nga anëtarë të komunitetit LGBT+ dhe përfaqësues të organizatave civile.
Këto sulme jo vetëm krijojnë sterotipizime ndaj bashkësive fetare në Shqipëri, por në thelb mbartin gjuhë urrejtje ndaj komuniteteve të besimit, doktrinës së fesë dhe klerikëve që shërbejnë në këto komunitete.
Kjo gjuhë urrejtje përbën një precedent të rëndë të prishjes së bashkëjetesës fetare mes feve dhe zgjon tensione në shoqëri.
Vërejmë se shkak për gjuhën e urrejtjes ndaj bashkësive fetare dhe krahasimeve aspak të duhura, janë bërë deklaratat e fundit të komuniteteve fetare në Shqipëri, të cilat në unanimitet janë shprehur pro familjes dhe martesës tradicionale dhe kundër martesave të së njëjtës gjini, si dhe kundër projektligjit për surrogacinë, abortin dhe sterilizimin e të rinjve.
Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës, i kërkon me shqetësim “Alencës kundër gjuhës së urrejtjes”, të përbërë nga:
Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Shoqata “Këshilli Shqiptar i Medias” që të marrë masa ndaj kësaj gjuhe urrejtje fetare, pasi gjuha e përdorur krijon një precedent të rrezikshëm ndaj asaj që në Shqipëri vlerësohet si harmoni fetare.