Nga Iva V.GRILLO
Dhoma e avokateve me te drejte eshte shqetesuar per mungesen e reagimit nga gjyqtaret e prokuroret per atentatin mafioz ndaj avokatit Mengjesi.
Por Dhoma e Avokateve duhet ta dije tashme se gjyqtare e prokurore, ne pozitat e nje shteti te kapur, mund reagojne vetem ne sinkron me pushtetin dhe sponsorat e tyre.
Ata mesa duket mundohen te lexojne vetem kumtet e regjimit dhe hedhin vallen e tij…
Reagimi i institucioneve lidhur me kete çeshtje ka qene i neveritshem.
Shteti duhet te ishte ne alarm keto dite per shkak te atentatit mafioz qe ndodhi ne mes te Tiranes kunder nje njeriu te ligjit.
Ministrin e Rendit dhe Drejtesise nuk duhet ti mbante vendi…kryeministrin, kryetaren e parlamentit po ashtu, shoqerine civile, etj.
Vendi nuk duhet ti mbante as perfaqesuesit e sponsoreve te drejtesise se re:
Perfaqesuesin e BE dhe disa ambasadave te tjera qe nuk lene rast pa u perplasur ne fytyre shqiptareve “arritjet” e medhaja te drejtesise se re.
Nje mungese reagimi kjo po aq e neveritshme sa edhe reagimi prej skuthesh i institucioneve shqiptare.