U dhunua barbarisht/ Avokati i liderit të opozitës niset drejt Greqisë

Avokati Sokol Mëngjesi është nisur drejt Greqisë për trajtim më të specializuar.

Ka qenë kërkesa e familjarëve të tij, të cilët po e nisin avokatin drejt vendit fqinj në një spital të specializuar.

Kërkesa e familjarëve që i’u drejtua ekipit të mjekëve të Spitalit të Traumës, është pranuar nga ata.

Sipas mjekëve gjendja e avokatit Mëngjesi është përmirësuar, pas gjashtë ditësh që qëndron në koma.

Skaneri që u bë sot tregon gjendje të stabilizuar.

About Redaksia

Check Also

Dëshmia e Ogerta Manastrliu në SPAK implikon Ramën në aferën e Sterilizimit, zbulohen mesazhet në telefon

Një dëshmi e dhënë nga ish ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu para prokurorëve të SPAK …