I ngarkuari me punë në ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, David Wisner ka dhënë një mesazh të fortë për luftën kundër korrupsionit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada e SHBA-ve ka shpërndarë reagimin e Wisner.
“Duhet stabilitet, parashikueshmëri, luftë kundër korrupsionit, angazhimin dhe përkushtimin ndaj tij. Dhënia e një mundësie të drejtë për bizneset amerikane. Kjo është ajo që ata duan. Nuk ka nevojë për asgjë të veçantë për ne.
Nuk duan të kenë avantazh, nuk duan trajtim të veçantë, por duan të dinë se do të jenë në gjendje të përdorin paratë e tyre në një mënyrë të drejtë dhe konkurruese”, tha i ngarkuari me punë David Wisner.