Argita Malltezi: Nuk ka shans ligjor që Sali Berishës t’i hiqet mandati!

Në protestën e sotme të opozitës, e pranishme ishte edhe vajza e kryetarit të PD, Argita Malltezi.

Malltezi, në një intervistë për News 24 tha se protesta e sotme kishte nerv opozitar. Ajo tha se nuk ka asnjë shans ligjor që Sali Berishës t’i hiqet mandati i deputetit.

Sot protesta kishte nerv opozitar. Nuk ka asnjë shans ligjor që Sali Berishës t’i hiqet mandati. Berisha nuk është nën akuzë, është thjesht në fazë hetimi.

Mandati hiqet kur pa arsye nuk shkohet në parlament dhe kur ka vendim të formës së prerë. Asnjë nga këto kushte nuk plotësohen në rastin e Sali Berishës”, tha Malltezi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …