Zgjedhjet në PE, Fredi Beleri bëhet eurodeputeti i parë i burgosur politik, sfidon Ramën nga burgu

Fredi Beleri do të jetë eurodeputeti i parë në historinë e Parlamentt Europian që mbahet i burgosur politik nga regjimi i Ramës. Ai ka fituar në zgjedhjet në Greqi duke sfiduar sërish nga burgu Ramën. Tashmë Beleri do të jetë një çështje dhe problem në Parlamentin Europian.

Sipas rezultateve në kohë reale nga Ministria e Brendshme helene, “Demokracia e Re” po fiton me 27.9% të votave dhe kryeson me një diferencë dyshifrore, pasi SYRIZA ka marrë vetëm 14.8%. Në vend të tretë renditet PASOK me 12.9%, ndërsa Zgjidhja Helenike dhe KKE duelojnë për vendin e katërt në këto zgjedhje.

Përveç fitores së partisë së Mitsotakis i rëndësishëm është fakti se me 50% të votave të numëruara deri më tani, nga kandidatët për eurodeputet të Demokracisë së Re, i treti renditet kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri.

About Krye Redaktor

Check Also

Lubonja: Kushtetuesja ndryshon vetëm po i erdhi urdhër politik!

Analisti Fatos Lubonja e konsideroi si një çështjes tërësisht politike vendimin e Kushtetueses për ish-Kryeministrin Sali Berisha. …