Berisha: Përmbysje regjimit me protesta, nesër para Bashkisë…

Sali BERISHA

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestarëve dhe qëndrestarë të pamposhtur, oratorëve të parlamentit të lirisë që me fjalët dhe mendimet e tyre ndriçojnë zemrat dhe mendjet e shqiptarëve në këtë kohë velloje censure të tmerrshme mbi ata.

Miqtë e mi!

Nesër është një ditë e re qëndrese.

Nesër Tirana proteston me mosbindje civile tek njëri nga simbolet më të shëmtuara të shtetit shqiptar.

Proteston kundër njërit prej monstrave të shtetit kleptokratik, të diktaturës së bazuar në aleancën me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Proteston me të vërtetë për ekzistencën e shqiptarëve si komb i lirë, për dinjitetin e qytetarëve shqiptarë.

Proteston për të firmosur një drejtim tjetër të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët, për të ndërprerë sundimin e egër të mafias së drogës, krimit dhe vjedhjes mbi ta.

Për të ndërprerë rrokullisjen e kombit si asnjëherë tjetër në shekuj dhe mijëvjeçarë në honet e tmerrshme të shpopullimit masiv të Shqipërisë.

Protesto në fakt, në thelb për ekzistencën e këtij kombi në trojet e veta.

Ka ndodhur që edhe dashamirës të mi, më kanë qortuar se pse e përdor termin ekzistencë. E  përdor me bindje më të thellë, me dhimbjen më të madhe se ky komb vetëm një betejë për ekzistencën e tij do ta shpëtojë.

Përndryshe në rast se në 8 vite u larguan mbi 1 milion qytetarë, në 8 vitet që vijnë do të largohen së paku edhe 50% të atyre që kanë mbetur dhe Shqipëria shpejt do të jetë vendi i parë në botë në kohë moderne që do të zbrazet tërësisht nga banorët e saj.

Nëqoftëse ne nuk ndryshojmë drejtimi.

Nëqoftëse ne nuk përmbysim regjimin.

Nëqoftëse ne  nuk rikthejmë shpresën, shtroni pyetjen vetes; çfarë do të bëjnë ata 1 milionë shqiptarë që ikën nga Shqipëria?

Ata do të marrin së paku secili një apo dy me vete dhe të tjerë do të largohen vetvetiu.

Miq kjo është betejë për rezistencë, ndofta si kurrë ndonjëherë në të gjitha pushtimet që kemi kaluar.

Ndalem në këtë moment se kësaj situate duhet ti përgjigjemi me kurajo të jashtëzakonshme, me sakrifica të jashtëzakonshme, me zemërim të jashtëzakonshëm.

Çdo  qytetar i këtij vendi që e ndjen veten sadopak shqiptar. Që e sheh Shqipërinë se si tretet para syve të tij, sheh pasuritë e këtij vendi se si plaçkiten në mënyrë të tmerrshme nga një klan qeveritarësh.

Sheh krimin që me hanxharët e tij bën ligjin në rrugë, në shesh, në parlament, në kryeministri, në ministrinë e Rendit, në bashki dhe në mbarë vendin.

Të gjitha këto shpresoj se duhet të bëhen një nxitje e madhe për një mision të ri, për një mision shpëtimtar.

Duhet të frymëzohet nga ju, qytetarë dhe qytetare, qëndrestarë dhe qëndrestare që çdo natë kapërceni çdo vështirësi dhe ngrini këtu zërin e protestës.

Mbroni këtu asgjë më shumë për veten tuaj, se sa për çdo qytetar të ndershëm shqiptar.

Asgjë më shumë për veten tuaj se sa për çdo patriot shqiptar.

Asgjë më shumë për veten tuaj, se sa për çdo burrë, grua, të re dhe të ri të këtij vendi.

Të dashur miq, qytetarë dhe qytetare.

Mafia shtetërore shqiptare me në krye Edi Ramën. Narkoregjimi i tij ka bërë ndaj nesh çdo provokim.

Ka ndërmarrë ndaj nesh çdo akt poshtërues të pamerituar.

Ka kryer ndaj nesh gjenocid masiv dhe shpopullim të Shqipërisë.

Ka nxirë emrin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në mbarë botën.

Ka vendosur mbi qytetarët vellon e zezë të censurës dhe mashtrimit.

Ka vendosur nën kontroll jo vetëm drejtësinë e cila sillet me zamanët e saj, njëlloj si dikur në kohërat më të egra  të diktaturës.

Ka vendosur në kontroll institucione të tjera, mediat pa të cilat nuk ka kurrë demokraci.

Miqtë e mi!

Me dhimbje ua them, po vetëm tre ditë më parë kur Edi Rama kreu i meduzës së krimit të organizuar dhe mafias në Shqipëri, kur Edi Rama ortaku i McGonigalit, Pëllumb Gjokës, Troplinëve, Ndokëve, Rrajave, Çelëve e të tjerë, shfryu kundër deputetëve të PD-së në parlament dhe protestës tuaj, i shkatërroni me votë.

A mund të imagjinoni ju se në zinxhir 90% të medieve vendosën titullin e diktuar nga zyra e kryeministrisë, e kryehajdutit, e kryekriminelet, e kryetrafikantit të vendit Edi Rama; i shkatërroni opozitën dhe kjo ishte.

Në vend që ti përvisheshin narkodiktatorit për sulmin e shpëlarë ndaj qëndrestarëve opozitarë në rrugë dhe parlament përcillnin si repart ushtarak, thirrjen barbare të një kryekrimineli që e ka emrin Edi Rama.

U ndala në këtë prap jo për të thënë diçka që nuk e dinit, por thjeshtë për të theksuar se sa jetike, sa rëndësi të jashtëzakonshme ka qëndresa juaj, ka qëndresa qytetare në këtë kohë.

Sot më shumë se kurrë, Shqipëria na fton për sakrifica.

Sot më shumë se kurrë, Shqipëria në thërret të ndihemi si bijat dhe bijtë e saj.

Sot më shumë se kurrë, e vërteta na fton të luftojmë dhe sakrifikojmë për të.

Sot më shumë se kurrë, me zemërimin tonë, revoltën tonë, duhet të përmbysim narkoshtetin, qeveri teknike, zgjedhje të lira, fitore të opozitës.

Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme.

Fitore, fitore, fitore!

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …