Zgjedhjet në PE, Fredi Beleri bëhet eurodeputeti i parë i burgosur politik, sfidon Ramën nga burgu

Fredi Beleri do të jetë eurodeputeti i parë në historinë e Parlamentt Europian që mbahet i burgosur politik nga regjimi i Ramës. Ai ka fituar në zgjedhjet në Greqi duke sfiduar sërish nga burgu Ramën. Tashmë Beleri do të jetë një çështje dhe problem në Parlamentin Europian.

Sipas rezultateve në kohë reale nga Ministria e Brendshme helene, “Demokracia e Re” po fiton me 27.9% të votave dhe kryeson me një diferencë dyshifrore, pasi SYRIZA ka marrë vetëm 14.8%. Në vend të tretë renditet PASOK me 12.9%, ndërsa Zgjidhja Helenike dhe KKE duelojnë për vendin e katërt në këto zgjedhje.

Përveç fitores së partisë së Mitsotakis i rëndësishëm është fakti se me 50% të votave të numëruara deri më tani, nga kandidatët për eurodeputet të Demokracisë së Re, i treti renditet kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri.

About Krye Redaktor

Check Also

Një rrëfim ndryshe për Berishën

𝐒𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐭ë 𝐦𝐨𝐬 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐝𝐞𝐧𝐨𝐧𝐜𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞 𝐭ë 𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡ë𝐬 𝐩ë𝐫 𝐭ë ç𝐚𝐫ë 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝ë𝐧, 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐧𝐠𝐚 …