CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Drejtori në burg, Veliaj i jep tender 240 mijë euro Kompanisë së tij të sekuestruar

Kompania nën sekuestro nga SPAK, “DAAM” sh.p.k, e cila dyshohet se ka pronar të fshehur Drejtorin e arrestuar të Rrugëve, Evis Berberi, është pjesë e fituesve të një tenderi me vlerë mbi 240 mijë euro, të mbyllur këtë javë nga Bashkia e Tiranës.

Shoqëritë “DAAM” dhe “Net Group”, të dyja nën pronësinë zyrtare të Valter Begajt, edhe ky i arrestuar me vendim të Gjykatës së Posaçme, janë pjesë e listës fituese të tenderit me objekt “Studim Projektime në Programin e Kulturës dhe Turizmit”.

Tenderi u shpall nga Bashkia e Tiranës në nëntor të vitit 2023 dhe fondi limit në dispozicion ishte 24 milionë lekë të reja. U deshën plot 6 muaj për të arritur në nxjerrjen e fituesve.

Në 7 qershor 2024, bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj vendosi që bashkimi i operatorëve “DAAM” sh.p.k dhe “Net Group” të ishin pjesë e listës së fituesve, megjithëse pronari i dyshuar real dhe ai në letra janë nën arrest për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Në 14 mars të këtij viti, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e prokurorisë dhe caktoi masën “arrest me burg” për Drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve në atë kohë, Evis Berberi dhe biznesmenin Valter Begaj.

Sipas hetimeve të deritanishme të SPAK-ut, dyshohet se Berberi, në cilësinë e kreut të Rrugëve dhe të drejtorit të Agjencisë së Eficencës së Energjisë, i ka dhënë kompanive të Valter Begaj disa tendera, në një vlerë totale rreth 2.2 milionë euro.

Gjithnjë sipas hetimeve të SPAK-ut, dyshohet se Berberi është pronar i fshehur i kompanisë “DAAM” sh.p.k dhe se ai ka kryer veprime fiktive për ndryshimin e pronësisë në emër të biznesmenit Begaj.

Bashkë me këta të dy, u arrestua edhe administratori i shoqërisë “Daam” sh.p.k, Ervis Lame.

Ndërkohë, me një vendim të datës 18 mars 2024, Gjykata e Posaçme urdhëroi vendosjen nën sekuestro preventive të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.

Pavarësisht këtyre fakteve, Bashkia e Tiranës ka vijuar të shpallë fitues kompaninë me pronar të dyshuar real Evis Berberin, duke i siguruar miliona të tjera në portofolin e tij financiar.

ImageImage

 

About Redaksia

Check Also

Kriminelët elektoralë do përgjigjen para ligjit!

Nga Ina ZHUPA Drejtues dhe përgjegjës të institucioneve publike në nivel qëndror dhe lokal, të …