Argita Malltezi: Nuk ka vend për Bashën në PD

Në një intervistë dhënë A2 CNN, Malltezi theksoi se Basha ka kontribuar në shkatërrimin e PD-së në vite.

Mendoj që PD ka bërë gjithnjë ftesë për bashkim. Dyert janë të hapura për çdo demokrat. Basha nuk ka kontribut për këtë ditë, ka kontribut për kapjen e opozitës dhe shkatërrimin e saj në vite. Nuk duhen harruar gabimet se ndryshe përsëriten. Mendoj që i ka mbyllur vetes çdo derë”.

E pyetur se pas kësaj a duhet të largohet Berisha si kreu i PD-së dhe t’i hapë rrugë garës së saj në krye të PD, Malltezi u përgjigj: “Unë pjesë e PD kam qenë që në ‘90. Qëndrestarët nuk luftojnë për t’u larguar në momentin që fituan një betejë. Ne fituam një betejë, kemi beteja të tjera për të fituar deri sa të fitojmë luftën, që është rrëzimi i Ramës. Pas kësaj Berisha ka thënë referendum për kryeministër”.

Pa fshehur emocionet për rikthimin e vulës së PD, Malltezi tha se ky është një vendim i një drejtësie që reflekton normalitet, përkundër vendimeve të tjera, për të cilat ajo u qëndron deklaratave për gjyqësor të kapur.

Është një vendim i thjeshtë, por rikthimi i normalitetit në prizmin juridik është shumë i rëndësishëm. Të gjithë njerëzit që vijnë te rruga dhe kjo atmosferë e tregon. Ne kemi detyrë si qytetarë të thjeshtë të denoncojmë çdo gjë që devijon nga rruga e ligjit dhe tregon kapjen e drejtësisë. Drejtësia mund të mos jetë e kapur, mund të jetë e gabuar, por kur gabimi është persistent ajo është drejtësi e kapur. Unë u qëndroj atyre që kam thënë, janë vendime të një drejtësie të kapur. Ky është vendimi i një drejtësie që reflekton normalitet. Ka edhe gjyqësor të pakapur nga Rama”.

About Krye Redaktor

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …