Zhupa: Pas kërkesës për interpelancë Berisha duhet të ishte në parlament!

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në fjalën e saj në parlament ka kërkuar se përse shkelen afat e kuvendit për interpelancë pasi ka 6 muaj që ka depozituar kërkesën e interpelancës me Blendi Goxhen.

Po ashtu në fjalën e  saj Zhupa ka kërkuar që kuvendi do të duhej të kishte marrë masat që Berisha të vinte në parlament pasi ka kërkuar interpelancë me Ramën në lidhje me korrupsionin që është bërë në tenderat nga ministria e Shëndetësisë.

“Në lidhje me çështjen që i llogaritet kohën e interpelancës së kolegut por do të doja që të llogarisnit dhe interpelancën time me Blendi Goxhe pasi ka 6 muaj që është kërkuar interpelanca dhe i kanë kaluar afatet logjike.

Është hera e disatë që Kryetarja e Kuvendit në shkelje dhe interpretime absurde të rregullores mohon të drejtat e deputetëve të opozitës. Kryetarja e kuvendit kur lexon nj shkresë minimalisht le 6të kuptojë që tenderat sekret të bërë nga ministria e shëndetësisë në kohën e kovidit nuk cënojnë nderin e Ramës në kuptimin privat por tregojnë që ai është hajdut.

Në kërkesën që ju dispononi është caktuar qartësisht në reshtin fundit të saj që në mbështetje të nenit 96 pika 5 e rregullores së kuvendit interpelanca do të paraqitej nga deputeti Berisha po ashtu në 10 minuta përpara do të paraqitej deputeti që kanë zgjedhur i gjithë grupi parlamentar, që do të thotë kuvendoi do të duhet të kishte marrë masat që Berisha të vinte në seancë dhe ai ka të drejtën e plotë të vijë në parlament apsi nuk prish as prova e as nuk cënon hetimin”, tha Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja: Kompania e vëllait të Veliajt ka bërë 30 milion euro xhiro

Gazetarja Ola Xama, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku foli për procesin …