Baçi në Kuvend: Nuk e keni më lluksin të talleni me opozitën

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka mbajtur një fjalë në Kuvend pasi ka debatuar me drejtuesen e seancës që u ndërpret fjalën opozitës.

“Doja të ngrija çështjen e masës që merrni gjithmonë për deputetët e opozitës pavarësisht sjelljes së tyre që është brenda etikës. Keni propozuar një masë, jo ju, por disa deputetë të mazhorancës  dhe unë do të kërkoja me shumë respekt nga deputetët e mazhorancës, nga ata kolegë të nderuar firmëtarë që janë shqetësuar nga sjellja e deputetëve të opozitës në seancën e kaluar dhe kanë propozuar masë për deputetë e opozitës.

E para e punës do tu bëjë një thirrje që është e turpshme që përdoreni nga kryeministri juaj duke propozuar masa pa ditur fare, pa parë dhe pa dëgjuar asnjë gjë. Dhe do të thoja komisioni i etikës që nuk ka aspak etikë, nuk e di pse nuk paraqet prova filmike kur deputetët venë dhe paraqiten të Komisioni i Etikë dhe pse bëjnë diferencim në marrje e masave”, tha Luan Baçi.

About Redaksia

Check Also

Punonjësit e Bashkisë mbidhen sërish para Gjykates

Teksa ka nisur në orën 13.30, seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, …