Pse vonoi drejtësia 30 muaj për një proçes kaq të thjeshtë! Kush fitoi dhe kush humbi sot!

Fjoralba DIZDARI

Lajm i shumëpritur jo vetëm për demokratët, por për demokracinë në Shqipëri, për lirinë, për luftën tonë të palodhur drejt të vërtetës, drejt vlerës së dinjitetit kombëtar, drejt Shqipërisë së lirë, që e duam aq shumë, por nuk është vetëm kaq!

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi sot që t’i kthejë flamurin Partisë Demokratike duke njohur kështu edhe në mënyrë legjitime Sali Berishën si lideri i vetëm i Opozitës shqiptare.
Apeli vendosi, që të mos pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt, duke njohur Rithemelimin, si PD zyrtare!

Ky është lajm i mirë për të gjithë ne, për vendosjen e demokracisë në vendin tonë, por u desh thuajse 3 vjet kaos dhe një kalvar i gjatë përpjekjesh, sakrificash, 2 palë zgjedhje pa komisioner, pa flamur dhe pa financim, përballë një regjimi, që mban peng përparimin e vendit, të drejtat e njeriut dhe mbi të gjitha me sa duket nga tejzgjatja e këtij proçesi kaq të thjeshtë, ndikon edhe në sistemin ligjor.

Kush e vonoi të drejtën e demokratëve dhe Partisë Demokratike, të rimerte simbolin e saj duke diskutuar perkatesinë e flamurit për 30 muaj të plota?!

U duk sikur më në fund drejtësia u vendos, u legjitimua. Ajo triumfoi, ishte sot lajmi i ditës, por sa kosto ka, kur ky triumf vjen pas 30 muajsh, në një kohë që proçesi mund të mbyllej shumë shpejt! Kohën nuk ta kthen askush!

Sot në fakt fitoi qëndresa, drejtësia dhe e vërteta e Partisë Demokratike, por a humbi sot po ashtu sistemi ligjor, e cila vonoi 3 vjet të çonte të vërtetën në vend? A po tentohet të ndodhi e njëjta gjë me liderin e Opozitës, i marrë peng tashmë prej 6 muajsh nga po e njëjta dhomë këshillimi, është pyetja e pashmangshme që më vjen ndërmend!

 

About Redaksia

Check Also

PD përballë retorikës së simulimit: Denjësisht në fatin e Të Fortit

Pranvera SHEHAJ Faji ynë ndaj vetes është kur tjerrim për të një këndvështrim të frymëzuar …