Berisha: Veliaj si pengmarrës, ka nisur të thotë se vëllai i tij ka paguar ekspozitat e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal edhe te protesta e opozitës që do të zhvillohet ditën e premte para Bashkisë Tiranë, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas publikimit të skandalit me dosjen 5D dhe inceneratorin fantazëm.

Berisha tha se, epremtja është një ditë shumë e veçantë, është dita e betejës kundër hajdutit më të shpërfytyruar të kryeqytetit të Shqipërisë, Erion Velisë.

“Të dashur miq, e premtja është një ditë shumë e veçantë, është dita e betejës kundër hajdutit më të shpërfytyruar të kryeqytetit të Shqipërisë, Erion Velisë.

Miqtë e mi, çdo orë që ai qëndron në atë ndërtesë, është fyerje e tmerrshme për kryeqytetin.

Është poshtërim për shqiptarët.

Çdo aluzion tek mercenarë si Dumani është vetëmashtrim, vetëmashtrim, vetëmashtrim.

A e dini se çfarë thotë tani, çfarë përhap poshtë e përpjetë Erion Veliaj? Ua them unë.

Ai thotë se vërtet vëllai im është gjetur me para, pareli i madh. por me ato para, thotë ai, ka paguar ekspozitat e zhgarravinave të Edi Ramës.

Me ato para, thotë Erion Veliaj, ka paguar shkollimin e fëmijëve të Belinda Ballukut.

Shikoni pra çfarë pengmarrësi, po më prekët mua, keni prekur Ramën. Po më prekët mua, keni prekur Ballukun.

A janë të vërteta këto? Ai që i thotë, ku ka tym, nuk është pa zjarr.

Por problemi është se askush nuk e pret nga Dumani zgjidhjen. Çdo shqiptar e pret nga qytetarët e Tiranës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”, policia ndalon dy prej tyre

Dy persona janë ndaluar nga Policia pas përplasjeve të regjistruara mes efektivëve dhe protestuesve para …