Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, i vihet tritol makinës së policit

Një shpërthim me trtiol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj mërkure në qytetin e Shkodrës.

Efektivit të policisë rrugore në Shkodër, Kastriot Selimaj i është vendosur një sasi tritoli në automjetin e tij rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tepe”.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Sasia e lëndës plasëse ishte vendosur në gomën e pasme të automjetit, i cili ndodhej i parkuar në oborrin e shtëpisë. Xhami i përparmë i makinës është dëmtuar plotësisht teksa janë thyer edhe xhamat e dyerve të makinës dhe është dëmtuar prapakolpi.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Pritet që policisë t’i vijnë në ndihmë kamerat e sigurisë që ishin në banesë dhe në rrugë.

About Redaksia

Check Also

“Drejtuesi i policisë nxirrte në pritë njerëzit e drejtësisë”/ Deklarata e ish-kryegjykatësit

“Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, ka nxjerrë në pritë njerëzit e drejtësisë.” Kështu deklaroi ish-kryetari …