Pamje të llahtarshme të ndotjes në bregdet, gazetari nga Kosova: Absolutisht e tmerrshme!

Gazetarët nga Kosova, Berat Buzhala dhe Burim Pacolli kanë ndërmarrë një udhëtim në këmbë përgjatë vijës bregdetare të Shqipërisë. Udhëtimi i tyre ka nisur nga grykëderdhja e Bunës dhe do të përfundojë në Ksamil.  Në videot e shpeshta që ata hedhin në rrjetet sociale shfaqet ndotje e madhe përgjatë vijës bregdetare, por ajo që është alarmante janë grykëderdhjet e lumenjve.

Pacolli së fundi ka publikuar një video nga grykëderdhja e Lumit Shkumbin, në zënën e njohur si Vilë Bashtovë, ku ndotja është katastrofale. Plastika e mbeturina të pafundme e bëjnë këtë pjesë të bregdetin një emergjencë mjedisore.  Ndërkohë që numri i turistëve është rritur, qeverua shqiptare merret vetëm me propagandë nëpër media në vend të mirëmbajtjes së vijës bregdetare, e cila është burimi i vetëm ekonomik në një ekomi të rrënuar në të gjitha aspektet.

Në një video publikuar në rrjetin social Facebook, Pacolli shprehet se gjëndja është alarmante dhe për këtë duhet menjëherë reagimi i institucioneve përkatëse.

“Jemi në Vilë-Bashtovë shumë afër grykëderdhjes së lumit Shkumbin dhe po përballemi me një pamje të tmerrshmë. Uji duket i pastër por në të majtën time vazhdon një grumbull i madh mbeturinash. Sigurisht këtu ka përgjegjësi çdo individ që frekuenton plazhim por përgjegjësia më e madhe është e institucioneve që mos ta lën në këtë gjëndje. Kjo hapsirë duket sikur ka shumë kohë e papastruar dhe plot me plastikë gjë që të vret sytë. Me gjasë i përket si zonë Rrogozhinës. Vë re shpesh që në bregdetin Shqiptare ka shpesh hapsira të tilla të mbuluara me plehra dhe plastikë. Kjo situatë është vëtëm pak metra larg detit dhe kjo zonë po më duket si një nga pikat më të ndotura dhe ndodhet vetëm 15 km afër Divjakës. Absolutisht e tmerrshme”!

About Redaksia

Check Also

Nga dosja “Epstein”/ “E dua Lavrovin, vajzat nën 30 apo shumë të reja për ty…”

Miku i Rames Lajcak del në dosjen e Epstein. Mbi tre milionë dokumente të dosjes …