Skandali tek Onkologjiku, qytetarët në protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

Qindra qytetarë janë ngritur në protestë pas publikimit në media të skandalin me të sëmurët me sëmundje të rëndë te Spitali Onkologjik, të cilët detyroheshin për të marrë mjekimin te spitalet private, duke bërë pazar me jetën e tyre.

Qytetarë dhe gazetarë janë mbledhur për të protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë, pasi ministria është përgjegjësja kryesore e këtij skandali makabër për shoqërinë shqiptare.

Qytetarët kanë hedhur shiringa në drejtim të ministrisë, në shenjë simbolike kundër mungesës së medikamenteve shëndetësore për persona e prekur nga sëmundjet e rënda, të cilët janë braktisur nga shteti.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Si Rama bëri Drejtoreshë në Kryeministri motrën e dy drejtuesve të kartelit të kokainës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi  kryeministrin Edi Rama se kishte …