Berisha: Zbrazët liqenin e Fierzës në mënyrë kriminale, shitët energji dhe sollët krizën!

Ish-Kryeministri Berisha ka akuzuar drejtpërdrejt qeverinë për krizën e energjisë elektrike që ka përfshirë vendin. Duke folur në sallën e parlamentit, Berisha theksoi se, në mënyrë kriminale, qeveria ka zbrazur në muaj Gusht-Shtator liqenin e Fierzës.

“Kush e shkaktoi krizën e energjisë në vitin me reshje më të shumta prej kohësh. U prodhuan 9.3 milirdë kilovatë orë, ndërsa konsumi ka qenë 5.4 miliardë.

Kush i zbrazi në mënyrë kriminale digat në muajt gusht-shtator. E zëmë se u çmend një drejtor i KESh dhe i zbardhi digat në një kohë që nuk duhet prekur. Duhet ruajtur rezerva.

Por ai nuk e ka bërë vetëm, ai punon bashkë me ministrin, ose mbi ministrat. Si me inceneratorët, këta janë organizatë kriminale, e shesin energjinë dhe e ndajnë mes vetit fitimin”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kush është gjyqtari që vendosi për Berishën, probleme me 5 dosje, DSIK: Ndikohet në vendimet e tij

Gjetjet për figurën dhe profesionalizmin Relatori Ilia shpjegoi se Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të …

Leave a Reply