Bardhi: Ministri i financave njeri anonim, ka dy muaj që nuk vjen në parlament!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi në fjalën e tij në parlament ka kërkuar që të  respektohen të drejtat e opozitës pasi sipas tij në çdo seancë parlamentare rrëzohen kërkesat legjitime të kushtetutës për interpelancë me kryeministrin.

Bardhi ka theksuar se ministrat nuk denjojnë të kthejnë përgjigje kërkesave të deputetëve të opozitës nga ministrat përkatës, po ashtu ka dy muaj që nuk e dimë se kush është ministër i financave pasi nuk vjen në seanca parlamentare.

“Ju keni shkelur kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë keni kthyer në rregull që refuzoni çdo kërkesë për interpelancë me kryeministrin. Kjo është një shkelje flagrante e kushtetutës dhe si kryetari kuvendi nuk jeni për ti shërbyer kryeministrit por ti shërbeni vendit tuaj.

Në betimin që keni bërë kur u zgjodhët kryetare Kuvendi e keni cilësuar se do të respektoni të gjitha të drejtat e opozitës e në fakt ju tani me veprimet tuaja në mënyrë koherente në çdo seancë refuzoni kundër rregullores çdo kërkesë të ligjshme për interpelancë të opozitës.

Asnjë kërkesë për informacion anëtarët e kabinetit qeveritar nuk kthen përgjigje, unë kam dy muaj që nuk njoh ministrin e financave. Ai nuk vjen as në seancë as del në takime publike dhe nuk kthen as përgjigje shkresave, e në këtë moment ndërhyn kryetarja e kuvendit që ministri të kthejë përgjigje.

Në mënyrë krejtësisht etike po ju kërkoj të hiqni dorë nga sjellja provokuese ndaj opozitës, jemi këtu nga votat e qytetarëve dhe duhet të respektoni zgjedhjet e tyre”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Gazetari i Veliajt/ Kryeministre është Belinda Balluku

Gazetari i Veliajt dhe i afërt i pushtetit, Baze thotë se Kryeministre de facto e …