Bashkia me axhendë për shkatërrimin e familjeve

Një nga protestuesit që ka marrë fjalën sot në revoltën përpara bashkisë së Tiranës ngriti zërin për axhendën që kjo qeveri dhe kjo bashki kanë për të shkatërruar familjen shqiptare dhe vlerat e saj.

Protestuesi ka vënë në dukje se bashkia jo më larg se dje i ka dhënë banesë sociale një anëtari të komunitetit homoseksual, në një kohë kur në kryeqytet janë me mijëra familje pa strehë, gra të dhunuara që enden rrugëve me fëmijët e tyre dhe ca më tepër, fëmijë jetimë të ushtarakëve të rënë në detyrë.

“Quhemi racistë, homofobë! – tha protestuesi. – Pse?! Se po mbrojmë familjen, se po mbrojmë fëmijët, se kanë dalë në krah të nënave, vejushave, jetimëve. Ndërkohë që këta (tregon bashkinë) synojnë shkatërrimin e familjes. Është axhendë e qartë për shkatërrimin e familjes dhe duken si drita e diellit, planet e tyre.

Vetëm dje i kaluan një shtëpi, një personi të komunitetit “të ylberit” nën petkun se qenka i diskriminuar.

Po sa banesa keni dhënë për gratë e dhunuara?!

Sa banesa keni dhënë për fëmijët jetimë?!

Sa banesa keni dhënë për ata fëmijë, baballarët e të cilëve kanë rënë dëshmorë në krye të detyrës?! Dhe përgjigja është “ti je racist, ti je homofob, ti je fashist”!!!

Po ne do të jemi këtu, ne do të jemi deri ditën e fundit, në mbrojtje të familjes, të vlerave tona kombëtare!”

About Redaksia

Check Also

Berisha-deputetëve: Përparësi absolute ka organizimi sa më i fuqishëm i protestës së datës 10

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se përparësi absolute për opozitën mbetet organizimi sa më …