Berisha: 11 korriku dita e triumfit të shqiptarëve! Verdiktin do e japin qytetarët për Edi Ramën!

Kryetari i PD, Sali Berisha është ndalur te protesta kombëtare e cila do të mbahet në 11 korrik në orën 20:00.

Berisha tha se, 11 korriku është dita e triumfit të shqiptarëve. Verdiktin do e japin qytetarët shqiptarë për Edi Ramën.

“Ja pra, miqtë e mi se si erdhi nga Bostoni si bos droge dhe instaloi me Genti Xhixhën, Ermal Hoxhën, Gentian Gjonin fabrikën më të madhe të kokainës në rajon.

Dhe tani del aty bashkë me vëllain e tij kryetrafikant, bëjnë viktimën.

Kanë gjetur prokurorë mercenarë, që fshehin dosjet, fshehin dokumentat.

Verdiktin do e japin qytetarët shqiptarë për Edi Ramën, për Olsi Ramën, për sojin e tyre kriminal, për Skrapin e partisë.

Rrofshi ju!

11 korriku është dita e shqiptarëve.

Është dita e guximit shqiptar.

Është dita e epikës shqiptare.

Është dita e triumfit të shqiptarëve.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do ta ndjekim me të gjithë mekanizmat tonë shkeljen e autonomisë vendore nga Edi Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, letra e përfaqësuesve të pushtetit vendor është …