Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë ftesë qytetarëve që të bashkohen në protestën e 11 korrikut.
Berisha tha se, 11 korriku fton shqiptarët të fillojmë betejën e madhe, betejën e fitores. Betejën e përmbysjes së narkoshtetit!
“Miq, këta nuk janë njerëz.
Të gjitha këto janë të denoncuara nga KLSH.
Por ato të gjitha janë hedhur në koshat e plehrave nga mafiozë, nga aksionerë kryesorë të Bursës së Vdekjes së shqiptarëve.
Edi Rama, Ilir Beqaj, Ogerta Manastirliu.
Miqtë e mi, shpresa e vetme jeni ju.
Shpresa e vetme janë qytetarët.
Në një vend ku nuk ka drejtësi, vepron revolta, vepron zemërimi.
Në një vend ku vidhet mbi jetën e njerëzve, ku vidhet ushqimi i fëmijëve, ilaçet e të sëmurëve nga qeveritarët, revoltë, revoltë dhe vetëm revoltë është zgjidhja.
Ndaj dhe 11 korriku fton shqiptarët të fillojmë betejën e madhe, betejën e fitores.
Betejën e përmbysjes së narkoshtetit.
Qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira.
Miqtë e mi, edhe njëherë këto zhvillime dramatike, këto të dhëna dramatike, duhet të jenë frymëzim për çdo shqiptar për t’u ngritur me guximin e tij dhe bërë drejtësinë ndaj këtyre kriminelëve që nuk kanë ligj, nuk kanë moral, nuk kanë mëshirë dhe nuk kanë asnjë të drejtë të qeverisin më tej”, tha Berisha.
Gazeta RD