Ministrja për Rininë, Bora Muzhaqi foli sot në Kuvend për paketën e rezistencës sociale, duke hyrë në fushën e shifrave, larg profilit të dikasterit që ajo mbulon në qeverinë Rama 3.
Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Muzhaqi u shpreh se shqiptarët nga nesër do të paguajnë taksë zero për taksat, duke iu referuar vendimit të qeverisë për të zeruar taksat për pagat deri në 40 mijë lekë që do të hyjë në fuqi nga dita e nesërme.
“TVSH për biznesin e vogël është më e ulëta në rajon. Le të flasim për tatim fitimin. Për bizneset e vogla është zero. Për biznesin e madh jemi në nivelin 15%, njësoj si në Serbi. Flasim edhe për taksën për punën. Një person që punon dhe tatohet në Shqipëri ka tatimin më të ulët në rajon. Me një taksë zero për taksat (pagat) deri në 40 mijë lekë duke vazhduar nga nesër”, u shpreh ajo.
Muzhaqi u kërkoi kolegëve demokratë që të thellojnë deklaratat për ekonominë dhe t’i cojnë deri në fund, duke shtuar se nuk ka qytetar që t’i besojë analizat e tyre prej “pseudo-ekonomistësh.
“Qytetari shqiptar paguan më pak se të tjerët. Kur vini këtu dhe bëni krahasime thellojeni analizën dhe çojeni deri në fund. Nuk ka qytetar shqiptar që i besojnë analizat tuaja për pseudo ekonomistësh. Kjo qeveri do vazhdojë të jetë në krah të njerëzve në nevojë.
576 mijë përfitues do të mbështeten me një kompensim. Paketa e masave që ne propozojmë sot do lejojë që qeveria të vazhdojë dhe të jetë mburojë. Subvencionimi do të vazhdojë me mbështetje për fermerët. Qytetarët që lëvizin me transportin ndërqytetaras do mbështeten nga qeveria që të mos paguajnë asnjë qindarkë më shumë. Kjo i lejon edhe sistemit të transportit është që të vazhdojë të funksionojë. Një tjetër vendimi i afruar në kohë është zerimi i taksës për pagën për pagat deri në 400 mijë lekë”, tha Muzhaqi.