Skandali/ Rama nuk lejoi arrestimin, deputeti i tij arratiset nga Shqipëria

Deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako dyshohet se është arratisur nga Shqipëria. Bllako pritej të arrestohej nga policia pasi ai dyshohet se është i përfshirë në aferën korruptive të inceneratorëve pas operacionit të SPAK.

Ky lajm u bë me dije nga burime për Syri.Netdhe gazetarin Çim Peka në emision LIVE këtë mbrëmje.

Gazetari Peka lexoi live mesazhin ku i thuhej se gazetarët s’duhet të presin Bllakon tek Drejtoria e Policisë së Tiranës pasi ai është larguar mbrëmë nga Shqipëria.

Deri më tani këtë lajm nuk e kanë konfirmuar autoritetet. Gazetari Peka tentoi të telefonojë avokatin e deputetit Alqi Bllako, por ai nuk u përgjigj. Edhe Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, nuk e hapi telefonin LIVE në emision.

About Redaksia

Check Also

Rama drejt arrestimit, 1 milionë faqe përgjime partnerësh, paralajmërimi i Berishës

Rama nuk do ta ketë të lehtë. Zbardhja e përgjimeve të shërbimeve partnere ku ai …

Leave a Reply