Berisha: I faktuam botës se askush s’mund të na caktojë kryetarin, përveç votës së lirë të demokratëve

Kryetari i PD, Sali Berisha u ndal te aksioni opozitar i demokratëve përgjatë këtyre dy viteve, ku Edi Rama nëpërmjet pengjeve të tij, u mundua të caktonte kryetarin e PD.

‘Ne i faktuam mbarë botës se askush nuk mund të na caktojë ne kryetarin përveç votës së lirë të demokratëve’, theksoi Berisha në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.

“Demokrate dhe demokratë, ne faktuam këto dy vite se e vërteta është busulla jonë.

Se për të vërtetën jemi të gatshëm të përballemi me cilindo që kërkon të na shesë mashtrimin për të vërtetë.

Se për të vërtetën, për votën brenda nesh, i faktuam mbarë botës se askush nuk mund të na caktojë ne kryetarin përveç votës së lirë të demokratëve.

Arritëm në një betejë të dhimbshme por epike, të ngrihemi nga këneta ku ishim të zhytur dhe ku kërkonin të na zhysnin edhe më shumë dhe të jemi parti sovrane e vlerave të lirisë.

E vlerave evropiane.

E shpresës dhe të ardhmes.

Por këtë nuk e bëmë vetëm për veten tonë. Jo, kurrë.

Këtë e bëmë para së gjithash për të gjithë shqiptarët.

E bëmë për Shqipërinë.

E bëmë për të mbjellë shpresë dhe besim në rrugë, sheshe, qytetare, fshatra, male, lugina, brigjet e këtij vendi.

Për të kthyer dashurinë e shqiptarëve ndaj Shqipërisë.

Për të kthyer dinjitetin e shqiptarëve.

Ndaj dhe duhet të kuptojmë se beteja e madhe është përpara.

Se 11 korriku është protesta e protestave tona.

Se me 11 korrik, dheu duhet të dridhet.

Demokratët, opozita fakton shumicën.

Do të mjerohen ata, të cilët mendojnë se mund të mposhtin popullin opozitar”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Partia Demokratike ka ndërmarrë një tjetër hap në riorganizimin e strukturave të saj politike në …