Dhunohet komisioneri i opozitës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Paskuqan të Tiranës Bëhet e ditur se, një komisioner i opozitës është dhunuar nga mbështetës të Partisë Socialiste pse nuk pranoi të firmosë procesverbalin në të cilin ishin tjetërsuar votat e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Sipas burimeve, komisioneri i opozitës, Veli Ahmati është sulmuar nga persona të panjohur. Komisionerët e PS manipuluan votat duke i kaluar në favor të partisë në pushtet, por komisioneri i opozitës, përfaqësues i PD, në KZAZ nr.28 Paskuqan, Veli Ahmati nuk pranoi të firmoste këtë manipulim. Në procesverbal ishin tjetërsuar qindra vota në favor të një kandidati të Partisë Socialiste, por refuzimi për të firmosur kanë egërsuar militantët socilaistë të cilët e kanë përndjekur derisa kanë gjetur momentin për ta dhunuar.

Ahmat është kërcënuar mëngjesin e djeshëm kur po kthehej nga qendra e numërimit të votave, për në shtëpi. Mësohet se persona të panjohur i kanë zënë pritë dhe pasi e kanë kërcënuar me armë, e kanë goditur brutalisht me mjete të forta.

About Redaksia

Check Also

LaCiviata për mediat amerikane: Berisha do të punojë me sukses me Presidentin Trump, Rama, kukull e Sorosit

Fox News Një ish-ambasador shqiptar në SHBA thotë se zgjedhjet e ardhshme në vend do …

Leave a Reply