Trump nuk dorëzohet, reagimi: Nuk do e lejojmë të keqen të fitojë

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i cili u plagos në një atentat me armë zjarri ka bërë një deklaratë në platformën e tij të rrjeteve sociale, Truth.

Teksa shprehet se duhet të qëndrojmë të bashkuar, shkruan se “vetëm Zoti” parandaloi “të paimagjinueshmen” që të ndodhte dhe u bëri thirrje amerikanëve që “të qëndrojnë elastik” dhe të tregojnë “karakterin tonë të vërtetë”.

“Ne nuk do të kemi frikë, por në vend të kësaj mbetemi elastik në besimin tonë dhe sfidues përballë Ligësisë”.

Ai shtoi se do të flasë në Konventën Kombëtare Republikane në Wisconsin këtë javë.

“Në këtë moment, është më e rëndësishme se kurrë që ne qëndrojmë të bashkuar dhe tregojmë karakterin tonë të vërtetë si amerikanët, duke mbetur të fortë dhe të vendosur dhe duke mos lejuar të keqen te fitojë. Unë e dua vërtet vendin tonë, ju dua të gjithëve dhe mezi pres të flas me Kombin tonë të Madh këtë javë nga Wisconsin”

About Krye Redaktor

Check Also

Zbulohet e-maili skandaloz në USAID: Digjni dhe zhdukni dokumentat sekrete

Zyrtarët e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë nisur një shkatërrim në shkallë të …