Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi

Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN.

Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, u ekzekutuan nga diktatura Vilson Blloshmi dhe Genc Leka.

Sot përjetoj emocione të veçanta për faktin se jo vetëm përkujtoj babanë dhe Genc Lekën, por edhe për një arsye tjetër, me miq të shumtë, intelektualë, shkrimtarë, historianë, studiues, vuajtës të diktaturës, dashamirës por edhe media që duke e përkujtuar Vilsonin dhe Gencin përgjatë vitit, bëjnë që unë ndihem e rrethuar me dashuri dhe të jem më afër me babain tim të shtrenjtë.

Gjatë këtyre viteve të fundit, në zhvillimin e aktiviteteve të shumta, hapësira gjeografike ku “janë të pranishëm” Vilsoni dhe Genci është e gjerë; në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Krijimtaria e tyre letrare tashmë ndodhet në bibliotekat kryesore shqiptare dhe në këtë mënyrë ata komunikojnë e do të komunikojnë pandërprerë me brezat në shekuj.

Për më tepër, edhe rrethi i miqve që nderojnë poetët martirë është zgjeruar.

U jam mirënjohëse e falënderuese të gjithëve!

I përjetshëm kujtimi i Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës.

Përqafime,
Eni

About Krye Redaktor

Check Also

Veliaj shantazhon gazetaren pse i publikoi aferat korruptive

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shantazhon gazetaren që ka publikuar fakte të shumta …