Grida Duma: Lulzim Bashën nuk e votoj për President

Lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi mbrëmë në emisionin “Zonë e Lirë” se, Lulzim Basha po negocion dhe po tenton të mbledhë firmat për të qenë kandidat për President të Republikës.

Kushtetuta parashikon se duhen firmat e 20 deputetëve që një person mund të kandidojë si kandidat për kryetar shteti.

Ndërkohë sot nga Shkodra, ish-kryeministri Berisha deklaroi se, PD nuk do të votojë asnjë kandidat të Edi Ramës, duke nënkuptuar edhe Lulzim Bashën.

Por më e prerë ishte në përgjigjen e saj deputetja e PD, Grida Duma.

Ajo tha për Koha Jonë, “Jo!”, pra nuk e votoj Lulzim Bashën si President.

Ndërsa deputeti i njohur Agron Gjekmarkaj nuk u përgjigj tamam, duke lenë një “jo” elokuente si përgjigje./ Koha Jonë

About Redaksia

Check Also

Kryeprokurori italian, Nicola Gratteri: Kullat e Tiranës, pastrimi i parave të mafies!

Bumi i ndërtimeve dhe ngritja e pandalshme e kullave në Tiranë kanë ngritur prej kohësh …

Leave a Reply