Berisha: Arrestuan Bllakon, në një kohë kur firmat i kanë vënë Rama, Agaçi, Ahmetaj e Veliaj!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur sot edhe për skandalin e inceneratorëve, aferën korruptive që ka çuar në dhjetëra arrestime zyrtarësh, deri edhe deputetë. Nga Shkodra, në një bashkëbisedim me gazetarë, Berisha hodhi poshtë pretendimet e krerëve të qeverisë se përgjegjësitë në këtë aferë korruptive janë individuale.

“Sot jemi në kushte shumë të vështira por të kapërcyeshme, sepse sot kemi një organizatë kriminale. Le të thotë ç’të dojë, se e kam dëgjuar se i djeg shumë kjo fjalë, por nuk ka më kriminale…

Kanë arrestuar Alqi Bllakon, në një kohë kur firmën e ka vendosur Edi Rama, e ka vendosur Engjëll Agaçi, e ka vendosur Arben Ahmetaj, e ka vendosur Erion Veliaj, e kanë vendosur ministrat.

E tani duan të thonë se është individuale. Jo! Kanë dalë në dritën e diellit siç janë organizatë kriminale, plotësojnë të gjitha kriteret ligjore për të qenë të tillë. Ne nuk kemi pasur dyshim fare, por kjo aferë i nxori siç janë dhe ju siguroj se kjo është vetëm njëra nga aferat e tyre.

Ajo që po bëjnë me energjinë atë, është jashtë çdo imagjinate, jashtë çdo imagjinate! Janë lëshuar mbi pasuritë publike sikur të ishte pronë e tyre. Bëjnë marrëveshje mafioze me njeri-tjetrin.

Është një revolucion që duhet t’i japë përgjigje kësaj klike!”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply