Avokati kundër burgosjes së deputetit të PS

Avokati Sokol Hazizaj, i cili mbron ish-deputetin socialist Alqi Bllako, të arrestuar dje, e ka cilësuar të padrejtë masën e sigurisë “arrest me burg” për klientin e tij, dhënë sot nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin.

Pas shpalljes së vendimit, Hazizaj iu përgjigj pyetjeve të mediave:

“Është joligjore dhe jo e drejtë, që u la në fuqi vendimi, që është haptazi jo vetëm në mungesë të respektit të lirisë së Alqi Bllakos, por edhe në mungesë të dijenisë që ka kjo gjykatë dhe organi procedurial i hetimit për Kodin e Procedurës Administrative.

Cila ishin pretendimet tuaja për këtë masë sigurie?

Av. Hazizaj: Faktet penale që ka identifikuar organi procedurial i hetimit, që lidhen me shpronësimin, me pagën e të atit në cilësinë e drejtorit të AKUM-it, mendoj se janë akte jo të prodhuara nga Alqi Bllako. Nuk është prodhuar akti nga Alqi Bllako. Alqi Bllako në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm ka përcjellë vetëm dokumentacionin, siç është akti, vendimi i Këshillit të Ministrave ndaj dhe unë e thashë, pretendimi ynë është që nga kjo gjykatë nuk njihet Kodi i Procedurës Administrative.  Mirë do të ishte që edhe ju në cilësinë e medias t’i merrni një Kod Procedurial Administrativ për ta mbajtur ata në sirtarët e tyre.

A ka udhëtuar Alqi Bllako me bosin e inceneratorëve, Klodian Zoton, që është shpallur në kërkim edhe për inceneratorin e Elbasanit, edhe për atë të Fierit?

Av. Hazizaj: Kjo nuk u përmend në kërkimet e organit procedurial të hetimit dhe unë mendoj që kjo nuk është provë bindëse sa kohë që nuk është provuar se bileta është paguar nga Zoto për Bllakon etj etj. Ne mund të udhëtojmë bashkë, ndonëse unë mund të jem i keqi dhe ju e mira, në një avion apo autobuz, por kjo nuk do të thotë se kemi lidhje bashkë.

Po për zhdukjen e klientit tuaj me orë, aq sa Policia nuk po e gjente?

Av. Hazizaj: Ju jeni gazetarë profesionistë dhe mendoj se urdhwrat e ekzekutimit të vendimeve të gjykatës nuk janë urdhwra të medias që do të thotë se ju nuk arrestoni. Ju jeni të lirë të flisni, por kjo nuk tregon të vërtetën.

A ka pranuar apo mohuar diçka klienti juaj?

Av. Hazizaj: Ne kemi qenë në të njëjtën linjë, që e drejta administrative e prodhimit të dokumentit është e drejtë normale, po nuk përbën fajësi penale.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply