Berisha nga Shkodra: Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me Judën!

“Edi Rama, e keni vënë re, është disekuilibruar plotësisht, se e sheh se ngado që lëviz, del ai që është dhe unë kam besim se me qytetarët e Shkodrës dhe të Shqipërisë, ai i ka kohërat e numëruara”. Kështu deklaroi sot nga Shkodra, ish-Kryeministri Sali Berisha, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas fjalës që mbajti në përkujtim të dëshmorëve të 2 Prillit.

Interesit të medias për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri dhe se kur do të fillojë veprimet konkrete, Berisha iu përgjigj: “Jam dakord me ju, shpejt do t’i fillojmë… Ju më pyesni për propozimet e Edi Ramës, unë nuk merrem me to. Nuk merrem me thashethemin, këtu ne merremi me gjërat e vërteta”.

Ndonjë emër që do ta propozoni për President?

Berisha: Jo, nuk kemi. Ne jemi opozitë, ne nuk kemi emër që ta propozojmë për President. Jo, nuk kemi”.

Do të votoni çdo emër që sjell Edi Rama?

Berisha: Absolutisht jo! Absolutisht nuk votojmë kandidatët e Edi Ramës. Të votosh kandidatët e Edi Ramës do të thotë ta replikash, të çosh president kopjen e tij. Po kjo s’mund të ndodhë!

Po si duhet të zgjidhet Presidenti?

Berisha: Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me Judën!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Sërish ne do rivendosim betejën më të egër kundër korrupsionit, tolerancë zero ndaj tij!

Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar, ka deklaruar se Partia Demokratike …

Leave a Reply