Berisha: Ky regjim, super-organizatë kriminale me aktet e plaçkitjes së vendit!

Ish-Kryeministri Sali Berisha u prit me entuziazëm sot në Shkodër nga qindra qytetarë që ishin mbledhur për të marrë pjesë në homazhet në nderim të dëshmorëve të 2 Prillit, katër protestuesve që u vranë duke kërkuar demokraci.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, pas fjalës së mbajtur tek memoriali, Berisha theksoi ndër të tjera se ky regjim që drejton vendin sot është jo organizatë, por super-organizatë kriminale: “Sot sakrifica e martirëve të 2 Prillit është kushtrim, është apel më aktual se kurrë dhe jam I bindur se të rinjtë shqiptarë, demokratët dhe mbarët qytetarët do të ngrihen fuqishëm në lartësinë e idealeve të tyre për të rikthyer votën e lirë.

Zoti Berisha, a është dhe një ditë bashkimi? Sot dhatë dhe një mesazh, pasi për herë të parë u takuat dhe me deputetët e Shkodrës…

Berisha: Nuk jam takuar sot për herë të parë.

Gazetari: Publikisht…

Berisha: Mirë, dakord, kjo qëndron, publikisht. Është pa diskutim nëj bashkim i padiskutueshëm me deputetët e Shkodrës të cilët unë i nderoj dhe respektoj dhe të gjithë deputetë e Partisë Demokratike. Është koha që të bashkojmë forcat energjitë tona përballë një regjimi, e dhe njëherë e them, se përbën një organizatë të vërtetë kriminale në aktet e plaçkitjes së këtij vendi dhe është shumë e thjeshtë të thuash për tre të rinj se kanë formuar organizatë kriminale se përbëjnë vepra të paduhura, kurse kur janë me kollaro e kostume, ky kategorizim, pavarësisht se vjedhin në zinxhir, pavarësisht se ndajnë qindra miliona me njeri tjetrin, kjo nuk përbën organizatë, kjo nuk është organizatë!!! Kjo është super-organizatë!

About Redaksia

Check Also

Ndodh në PS, Drejtori i Veliajt fut në burg babanë për aferën e tij

Në muajin maj, larg vëmendjes mediatike, Gjykata e Tiranës ka firmosur një vendim përmes të …

Leave a Reply