Nuredin Dumani vrasës gjakftohtë! Më tregoi se kishte përdhunuar një vajzë dhe e kishte vrarë

Pasi iu shpërthye dera e shtëpisë ku jetonte me qira bashkë me të motrën Xhovana, Alda Nikolli ka akuzuar bashkëpunëtorin e SPAK, Nuredin Dumani si përgjegjësin e vendosjes së lëndës plasë në apartament.

E reja ka rrëfyer se me Nuredin Dumanin është njohur nëpërmjet të dashurit të motrës së saj Giovanna Nikolli, Amarildo Xhanej, po ashtu i dyshuar si vrasës me pagesë, pasi të dy ndodhen në burgun 313 në Tiranë. Por gjërat, sipas Alda Nikollit, ndryshuan pasi e dashura e Nuredin Dumanit, Mirjeta Avdiu, zbuloi lidhjen me tyre.

Alda, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se Dumani i kishte treguar për vrasjet e bëra në gjakftohtësi nga ai, por edhe për përdhunimin e një vajze, e cila më pas i ishte hedhur para makinës dhe kishte vdekur.

Më tregonte për ato vrasjet që kishte bërë me gjakftohtësinë më të madhe, më tregonte për atë vajzën që kishte përdhunuar dhe që ishte hedhur para makinës dhe kishte vdekur, e shumë gjëra të tjera”, tha Alda Nikolli.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama dhe Lubi Balluku i përdorin policët mish për top! Për plaçkën e tyre janë gati t’i vënë flakën Shqipërisë!

Pyetje: Zoti Berisha, a arritët të flisnit me mjekët, në lidhje me gjendjen e zotit …