Blushi: Rama dhe Veliaj qëndrojnë në pushtet vetëm me mbrojtjen e Policisë së Partisë!

Sekretari i PL, Tedi Blushi, gjatë fjalës së tij në protestën para Bashkisë së Tiranës tha se, Rama dhe Veliaj qëndrojnë në pushtet vetëm me mbrojtjen e Policisë së Partisë!

“Ne do të jemi në protesta deri ditën kur ky hajdut, ky kriminel të marrë dënimin e merituar. Por nga kush do ta marrë ndëshkimin?! Për fat të keq sot kemi një sistem drejtësie të kapur, një kryetar SPAK-u që hajdutëritë e këtij krimineli i cilëson “krime intelektuale”!!!

Po çfarë intelektuali mund të jesh kur ti shmang, Këshillin Bashkiak për t’i hapur udhën inceneratorit që nuk ekziston, një aferë korruptive, kur inceneratorin nuk e ke vendosur as në punë?!

Pra, është shumë e thjeshtë që ky regjim kriminal që Rama dhe Veliaj qëndorjnë sot në pushtet jo vetëm me mbrojtjen e Policisë së Partisë, por për fat të keq, edhe me mbrojtjen e drejtësisë së kapur”, tha Blushi.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria po përjeton një katastrofë që po kërcënon të ardhmen!

Nga Nikola KEDHI Shqipëria po përjeton një katastrofë demografike, që po kërcënon të ardhmen e …