“Burri jot ma solli”/ Bardhi përplaset me Felajn: Të kanë marrë bandat peng

Krei i grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi në seancën e sotme parlamentare është përplasur ashpër me drejtuesen e seancës Ermonela Felaj teksa fjalën e kishte marrë Guvernatori i Bakës së Shqipërisë Gent Sejko.

Ndërkohë që Bardhi mori fjalën, Felaj i tha se nuk po flet për procedurë dhe se duhej të ulej. Por pas kësaj Bardhi ka nisur përplasjen ndaj Felaj.

Pjesë nga debati:

Bardhi: Ty të kanë marrë bandat peng dhe nuk po themi gjë.

Felaj: Mos u fusni në histori të tjera se do dalësh keq.

Bardhi: Nuk dal keq se unë mbaj përgjegjësi për çdo firmë që hedh ndryshe nga ju që ju marrin peng bandat.

Felaj: Nuk po flisni për procedurë, kush është shqetësimi juaj?

Bardhi: Ndaj është guvernatori këtu për të na dhënë shpjegime, s’ka nevojë për shpjegime.

Felaj: Këtu ka nevojë që të ngremë një alert që dokumentet e dosjeve bien në dorën tuaj.

Bardhi: Po moj bien, se nuk do bien vetëm në dorën tënde dhe të burrit tënd.

Felaj: Të ngeli vetëm emri kush ta ka dhënë.

Bardhi: Pse do ta them ty? Burri jot ma solli, a punon në prokurore? Më solli dosjen për guvernatorin

Felaj: Uluni se po kaloni çdo nivel etike.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria po përjeton një katastrofë që po kërcënon të ardhmen!

Nga Nikola KEDHI Shqipëria po përjeton një katastrofë demografike, që po kërcënon të ardhmen e …