“Shpetoni ushtarin Dumani”!

Nga Iva V.GRILLO

Pas te ashtuquajturit “raportim” qe kreu i SPAK, Dumani, beri ne Parlamentin shqiptar vihet re nje operacion i madh “shpetimi” ne rrjete sociale, studio televizive, qoshka diplomatike, etj qe synon pastrimin apo ruajtjen e fytyres se institucionit ne fjale.

Te vene ne radhe njeri pas tjetrit, dikush nga halli e dikush nga malli…diku me lavde, e diku duke shpresuar per nje mrekulli…diku me fjale te mira e diku me foto te Dumanit&co ne trainime profesionale (?)… secili mundohet te shese ne menyre optimiste nje raportim ku nuk pati as qartesi, as koherence dhe as balance-ashtu si pritet nga nje institucion drejtesie.

Misioni i atyre qe kane marre persiper te shpetojne ushtarin Dumani, duket se motivohet pikerisht nga fakti se raportimi I tij, ka ngritur me shume pikepyetje dhe ka hedhur nje hije te erret ne ate qe perfaqeson drejtesia e re.

Nderkohe qe specialistet e fushes mund te bejne interpretimet e tyre profesionale, nga kendveshtrimi i nje qytetari te thjeshte, duhet thene se kreu i Prokurorise speciale (te nje shteti te qeverisur ne menyre speciale me specialiste ne fushen e korrupsionit) deshtoi ne menyre spektakolare qe te sqaronte publikun se perse disa nga skandalet me te medha si inceneratoret, 5D, Teatri, Xibrakat, Koncesionet ne mjekesi, etj, vazhdojne te zvarriten e zvarriten duke i bere nje dem jashtezakonisht te madh vendit.

Siguria, vendosshmeria dhe toni i zerit te drejtuesit te SPAKUT rritej ne menyre eksponenciale sa here qe shprehej per procese hetimi ndaj opozitareve.

Ai ishte mjaft i shpejte per te treguar se hetimet ndaj ketyre te fundit kane nisur menjehere nga “indicie” qeveritaresh…por nuk arriti te spjegoje perse indiciet e dhena nga opozitaret e aktivistet per afera korruptive te qeveritareve nuk arrijne te krijojne te njejtin zell tek Dumani.

Ka plot nga keto indicie te cilat nuk e kane shqetesuar prej vitesh SPAK-un: psh: çeshtja e Teatrit Kombetar ka mbi 4 vite qe rri ne sirtaret e Dumaneve te SPAK.

Indicie per kete krim ka pasur plot, duke filluar nga krimi i dhene “live” ne sy te gjithe botes e duke vazhduar me shume e shume padi nga Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit per te cilat Dumani & co vazhdojne te jene hermetike me fanatizem.

Indicie ka pasur plot edhe per Inceneratoret, 5D, Xibraken, Koncesionet ne mjekesi…madje per disa nga keto detyren e lodhjen e prokurorit e kane bere opozitaret e aktivistet, dhe ia kanoe ofruar zberthimin e krimit “intelektual” ne tavoline Zotit Dumani & co… duke i kursyer atij edhe lodhjen intelektuale ne zberthimin e korrupsionit qe gjithsesi ben “muuuu”.

Çuditerisht per keto ceshtje me deme kolosale per vendin, zeri, vendosshmeria dhe toni i zerit te Dumanit uleshin ne menyre eksponenciale…duke e nxjerre perfundimisht te ekspozuar ne faktin se ai nuk ka ndermend te marre ne pyetje seriozisht dhe vetem po sorrollat me vetedije thirrjen para drejtesise te dy aktoreve kryesore ne korrupsionin galopant te viteve te fundit: Kryeministrin Rama dhe ndihmesin e tij te pare, Veliaj.

Pikerisht ky ekspozim i hapur dhe i palavdishem i Dumanit, kreut te struktures qe do te bente namin per te ndaluar krimin ne qeverisje, duket se ka motivuar nisjen e ketij operacioni shpetimi per ushtarin Dumani… nje mision pothuajse i pamundur qe jo vetem nuk pastron dot fytyren e drejtesise se kapur por nxjerr lakuriq edhe ata qe behen garniture e ketij deshtimi… ndonjehere nga malli, por me shume nga halli.

About Redaksia

Check Also

14 milionë dollarë për “çunat e Londrës” për votën e 2021, sot nuk mjaftuan as për hapjen e fushatës qeveritare 2025

Nga Alba KEPI Çunat e gocat e bllokut përshëndetën këtë mbrëmje “Çunat e Londrês” me …