Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nga Komisioni i Sigurisë, lëshoi akuzën se, ligji i ri për Policinë e Shtetit bëhet për arsye zgjedhore.
Salianji tha se, me ligjin e ri punonjësve të policisë do t’i bëhet shantazh për të siguruar kështu më shumë vota për zgjedhjet. Mes të tjerash ai sugjeroi që shqyrtimi i këtij ligji të shtyhet.
Ai deklaroi se raportet ndërkombëtare flasin për lidhje të policisë me krimin e organizuar.
Deputeti demokrat solli shembullin e Ardi Veliut, duke thënë se është i zhytur kokë e këmbë në korrupsion.
“Ti referohemi disa raporteve që janë seriozë. Në raportin e SHISH thuhet se në raport me krimin e organizuar, në raport me korrupsionin, në raport me përfshirjen e drejtuesve të policisë ishte ndër raportet më të zinj që kanë qarkulluar për policinë e shtetit. Unë e le këtë punë po qe se nuk është këtu. Raporti i DASH e përcakton Shqipërinë si tranzit e drogave të forta. Shqipëria vendburim për kanabisin.
Ne po ju themi një gjë, vlerësim për çdo punonjës të policisë së shtetit që përballet me krimin dhe drejtues të inkriminuar. Ka qenë aty Ardi Veliu, e ke kokë e këmbë të zhytur në korrupsion përveçse analfabet. Shoferi i drejtorit të përgjithshëm të policisë dhe shoferi i drejtuesit të AMP të arrestuar për trafiqe dhe korrupsion.
Sot paguani dy drejtorë, një që e keni në detyrë dhe një që e keni shkarkuar, Gledis Nano që tha është dekonspiruar operacioni “Plumbi i Artë”, tha ndër të tjera Salianji.