Nikola KEDHI
E majta radikale ben zgjedhjen e saj antidemokratike – si perhere.
E majta amerikane tregoi dhe nje here se nuk ka asnje lidhje me voten dhe proceset demokratike. Pas primareve te Partise Demokratike Amerikane ne vitin 2023 ku establishmenti i majte ndryshoi rregullat, censuroi kandidatet rivale, dhe eliminoi cdo element te nje gare te drejte brenda partise se tyre per t’ja dhene Joe Biden rinominimin, tashme Biden largohet kunder deshires se vete, pas presionit te establishmentit te majte drejtuar nga Obama – Pelosi. 14 milione votues te majte qe zgjodhen Biden ne primare u hodhen ne kosh, pasi elitat drejtuese te partise vendosen qe Biden humbet keq me Presidentin Trump.
Largimi i tij i forcuar e pa dinjitet, pasi familja e tij e detyroi te garoje per nje mandat te dyte per te siguruar veten e tyre (nje pjese e familjes Biden rrezikon burgun, e shoqja u mesua me revistat ku dilte e te udhehiqte nga prapaskenat), vjen per nje arsye: te zvogelojne humbjet ne Senat e ne Dhomen e Perfaqesuesve.
Sot paradite, Shtepia e Bardhe doli me deklarate zyrtare qe Biden rikthehet ne fushate. Ne darke, dikush i shkruan Biden nje leter kur lajmeron largimin e tij nga gara. Uroj qe Presidenti amerikan ta marre vesh lajmin ne mengjes me te bute. Stafi i Biden e ka marre vesh nga Twitter/X per shefin e tyre. Nderkohe te majtet japin leksione demokracie ne vendin e tyre e neper bote.
Ne keto kater vite kane qene te shumte ata qe kane ngritur shqetesime per shendetin mendor te Biden duke ngritur pyetjen kush po e drejton ShBA. Te gjithe ata qe guxuan te ngrene kete pyetje u quajten konspiracioniste, ekstremiste e gjithe fare lloje epitetesh.
Kjo ngre dhe shqetesime per sigurine kombetare. Nese Biden nuk eshte i afte te drejtoje as nje fushate, si mund te kryeje detyrat e Presidentit te Shteteve te Bashkuara. A duhet te mbaje Kamala Harris e lidershipi demokrat pergjegjesi per fshehjen e gjendjes se Biden?
Gjithsesi, Biden nuk ka qene nje President i keq vetem per shkak te ceshtjeve mendore. Problem jane politikat e majta qe ai ka ndjekur dhe uzurpimi nga radikalet e majte i partise se Biden. Gjithashtu ai tere jeten e vete ka qene nje politikan medioker, pa nje bosht ideologjik e pa bindje te vetat. Ka qene nje burokrat partie qe ka levizur si ka dashur partia. Kështu e nisi karrieren e keshtu po e mbyll. Imagjinoni dot qe te kete marre 81 milione vota?
Trashegimia e Biden do jene largimi kaotik e i turpshem nga Afganistani, duke lene pas qytetare amerikane e aleate, rikthimi i luftes ne Europe, lufte ne Lindjen e Mesme, inflacion i larte, rritje e borxhit, rritje e kostos se jeteses, fuqizim i te majtes ekstreme e radikale, wokeism, korrupsioni i te birit dhe te vellait, polarizim social, shkelje e vendimeve te Gjykates se Larte e nje bote me pak e sigurtë.
Nga ana tjeter urime Presidentit Trump qe mundi Bidenin me nje debat e pa u hedhur ende asnje vote.
Per here te pare nga vitet 1800, kur Grover Cleveland u mund nga Benjamin Harrison i cili me pas u mund nga Cleveland, kemi dy Presidente me vetem nje mandat konsekutiv. Trump do jete presidenti i pare pas Cleveland qe rikthehet per nje mandat te dyte jo konsekutiv.
Kamala Harris e cila pritet gjeresisht te jete e nominuara e te majtes, nuk ka marre kurre nje vote per president ne emer te saj. Ne vitin 2020 gjate primareve, ajo u terhoq perpara votimeve te para te shtetit te Iowa, per shkak te perqindjes se ulet ne sondazhe. Serisht tani askush nuk ka votuar per Harris per te qene e nominuar. Arsyeja e vetme perse Biden e zgjodhi ne vitin 2020 per zv Presidente ishte se ishte grua dhe me ngjyre. Zero kualifikime dhe zero merite. E vetmja detyre qe ka pasur keto vite ka qene zgjidhja e krizes se kufirit te jugut qe eshte bere me keq.
Mbahet si nje nga figurat e te majtes ekstreme, tejet jo popullore dhe e paafte. Mjaft te shihni San Franciscon per te kuptuar si do ishin ShBA nen nje presidence Harris.
Kamala nuk ka fituar asgje vete ne jete. Burra te fuqishem ne jeten e saj i kane dhene detyrat qe ka pasur. Ne vitin 2020 nuk ndodhi ndryshe. Kamala si kandidate per presidente eshte dhurata me e madhe per Presidentin Trump i cili duhet te munde njehere e mire te majten ekstreme wokiste te perfaqesuar nga Kamala Harris.