Jonathan Pano: Ne nuk të dorëzohemi përballë këtyre hajdutëve!

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano gjatë fjalës së tij në protestë ka lëshuar akuza ndaj kreut të Bashkisë Erion Veliaj. Ai tha se, ne nuk të dorëzohemi përballë këtyre hajdutëve!

Mirdita qytetarë të Tiranë që për 18 javësh nuk jeni dorëzuar, por keni protestuar këtu përballë shtëpisë së korrupsionit, që do të duhej të ishte shtëpia e qytetarëve. E kanë kthyer në shtëpinë e korrupsionit, në shtëpinë e hajdutëve.

Ne kemi dhënë mesazh të qartë, nuk dorëzohen demokratët, nuk dorëzohen njerëzit e lirë, nuk dorëzohemi përballë hajdutëve.

Dua të bej një përmbledhje shumë të shkurtër se çfarë ndodhi të hënën në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Për të disatën herë e ndërpresin mbledhjen e Këshillit sepse nuk duan diskutim. Vjen kryetari i bashkisë, do të bëjë propagandën e vet, do të flasë atë dyminutëshin dhe pastaj të ikë. Ka frikë të përballet me këshilltarët e opozitës dhe na stigmatizojnë ne, na thonë që ne nuk votojmë ndihmën ekonomike…. po jo mor jo, janë këtë që e harrojnë, por nuk harrojnë që të japin lejet e ndërtimit për kullat. Nuk harrojnë që të rrisin Bashkinë e Tiranës me 395 punonjës të tjerë patronazhistë.

Nuk harrojnë që në Dajt, në Linzë të marrin kopshte me qera me mijra euro në vit….

Do ta marrin përgjigjen që meritojnë në çdo ditë, në çdo orë dhe ne cdo moment sepse ne nuk dorëzohemi”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lubinë e refuzuan në konferencën për Korridorin e VIII-të! Rama ka marrë mesazhe edhe atje ku ishte…

Lideri i opozitës, Sali Berisha, duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve tha se, Lubinë e …