Berisha: Fitorja e ultranacionalistit Vuçiç, lajm jo i mirë për Serbinë dhe rajonin!

Nga Sali BERISHA

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare që u mbajtën të dielën e kaluar ishte ultra-nacionalisti Aleksandër Vuçiç dhe ky ishte një lajm jo i mirë për Serbinë, opozitën e saj dhe mbarë rajonin tonë. Kjo sepse:

1-Vuçiç është një ultra-nacionalist serb i rrezikshëm që punon për projektin e Serbisë së Madhe.

2-Nën sundimin e tij, Serbia mbetet gjithnjë si Rusia e Vogël në rajon. Lidhjet e tij me Putinin janë një kërcënim serioz për paqen në rajon.

3-Aleksandër Vuçiç si ish-badiguard i Sheshelit dhe ministër i propagandës së Millosheviçit nuk ka dënuar krimet monstruoze të Sllobodan Millosheviçit, gjenocidin e tij në Bosnje dhe në Kosovë, përkundrazi ai i thur lavde në çdo rast shefit të tij dhe sipas tij Sllobo ishte një udhëheqës i madh. Kjo tregon se ai është i gatshëm të ripërsërisë krimet e tij monstruoze.

4-Së fundi ai është një manipulator i pamëshirë i minoritetit serb në Kosovë, i cili është minoriteti që gëzon të drejta njerëzore dhe kombëtare më shumë se çdo minoritet tjetër në rajon dhe më gjerë.

5-Makineria e tij elektorale, njëlloj si e vasalit të tij në Tiranë, Edi Rama bazohet në parimet antidemokratike të partisë shtet, në bandat e bjellivukëve, klientelën e oligarkëve dhe dhunimin e opozitës.

Për të gjitha këto, rezultatin e zgjedhjeve në Serbi e kanë mirëpritur shumë diktatori gjakësor i Moskës, Vladimir Putin dhe Edi Rama, argati i Vuçiç dhe shefi i narkoshtetit të Tiranës që do të ishte i pari që do t’i uronte fitoren padronit të tij.

About Redaksia

Check Also

Ballo me maska!

Nga Jamarbër MALLTEZI Kjo foto që veshin kapelen dhe ju duket vetja ‘komandanta të UÇK’ …

Leave a Reply