Këlliçi: Partitë politike duhet të rrisin besueshmërinë e tyre publike

Belind Këlliçi, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD, ka marrë pjesë këto ditë në një takim të organizuar nga fondacioni “Konrad Adenauer Stiftung”.  Në fjalën e tij, Këlliçi ka theksuar rëndësinë që partitë politike duhet t’i japin rritjes së besueshmërisë së tyre tek qytetarët.

Krahas fotove të publikuara, Këlliçi shkruan: “Momente nga takimi i mbajtur në Como nga Fondacioni Konrad Adenauer Stiftung, që kishte si qëllim hartimin e projekteve të përbashkëta në fushën e demokratizimit të shteteve.

Diskutova rreth uljes së besimit te politika në tërësi, veçanërisht nga të rinjtë, dhe se partitë politike duhet të rrisin besueshmërinë e tyre publike si një domosdoshmëri e demokracisë funksionale.

Faleminderit Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien për ftesën! Si gjithmonë kënaqësi të kthehesh në rezidencën e Kancelarit të famshëm Gjerman, Kryetarit të parë dhe themeluesit të CDU, Konrad Adenauer”, përfundon deputeti.

About Redaksia

Check Also

Kandidati që bashkon Tiranën

Fation SOKOLI Kandidati qe mund te bashkoje Tiranen “A i duhet Tiranës një politikan që …

Leave a Reply