Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri thirrje demokratëve që të mos gabojnë duke u besuar atyre që u servirin për reformë atë që nuk është reformë.
Në fjalën e tij gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha theksoi se, Edi Rama i vjedh zgjedhjet dhe nuk bën zgjedhje.
“Miqtë e mi, mos besoni asnjë njeri që u thotë se, Edi Rama bën zgjedhje dhe fiton zgjedhje.
Edi Rama vjedh zgjedhje dhe nuk bën zgjedhje.
Mos u gaboni nga ata që u servirin për reformë atë që nuk është reformë.
Unë u them çdo demokrati dhe demokrateje, por edhe çdo opozitari dhe opozitareje, prova jonë e madhe është tani.
A do imponojmë ne me forcën, revoltën, zemërimin tonë krijimin e qeverisë teknike në këtë vend, reformën e vërtetë zgjedhore, rikthimin e votës së lirë, fitoren e opozitës, apo do firmosim si qytetarë të poshtëruar dhe nënshtruar vjedhjen e votës së shqiptarëve, mandatin mbi krimin, drogën, dhunën, terrorin e Edi Ramës?
Miqtë e mi, lëni mënjanë, mos dëgjoni ata që mashtrojnë, ju jeni njerëz të të vërtetës, koha është të mbrojmë me çdo çmim të vërtetën.
Koha është të pranojmë se në diktaturë çdo e drejtë ka një çmim dhe se ne jemi të gatshëm të paguajmë çdo çmim për lirinë dhe votën e lire”, tha Berisha.